MATURANTËT KËRÇOVARË TË INTERESUAR PËR PROGRAMET STUDIMORE TË UNT-SË

kercove

05.04.2019 Ekipi promovues i UNT-së i pёrbёrë nga mёsimdhёnёsit Bukurie Imeri- Jusufi, Teuta Jusufi- Zenku, Rilind Mahmudi dhe Adriatik Mahmudi qëndruan nё shkollёn e mesme komunale “Drita” në Kërçovë.

Vizita u zhvillua në kuadër të njoftimit të maturantëve me programet studimore që ofron UNT-ja. Gjatё prezantimit tё UNT-sё nё shkollёn e mesme “Drita” maturantёt nё hollёsi u njoftuan me misionin, vizionin, pёrparёsit e tё studijuarit nё UNT si dhe me tё gjitha fakultetet dhe programet studimore që ofron UNT-ja dhe me mundёsitё e punësimit pas diplomimit.

Gjithashtu tё gjithё maturantёve tё kёsaj shkolle ju shpёrndanё materiale promovuese.

Ajo qё u pa gjatё komunikimit me maturantёt e kёsaj shkolle ёshtё se kishte njё numёr tё madh tё interesuarish pёr tё studijuar nё UNT.

Ato mbetёn shumё tё kёnaqur nga vizita jonё sepse patёn rastin nё hollёsi tё informohen mbi Universitetin “Nёnё Tereza” në Shkup.

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn