𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟏𝟔.𝟏𝟎. 𝟐𝟎𝟐𝟎 Profesori i UNT-së, prof.dr.Mustafa Ibrahimi publikoi librin më të ri ‘Atlasi dialektologjik i të folmeve shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut’,  që vie pas botimit të vëllimit të parë të Atlasit dialektologjik i të folmeve shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut me terme nga fusha e blegtorisë (2019), kësaj radhe me emërtimet dialektore të veglave tradicionale, siç janë: zgjedha, pllugu (parmenda), samari, rrota, qerrja, tezgjahu dhe shtëmba.
Për realizmin e këtij studimi u përdor pyetësori prej 52 pyetjeve për emërtimin e çdo pjese të këtyre veglave tradicionale.
Për finalizimin e Atlasit u angazhuan: studentë, mësues, profesorë, bujq, si dhe vetë autori. U anketuan mbi 90 informatorë, kryesisht të moshuar, bujq dhe amvise.
Anketimi u zhvillua në 70 fshatra që gjenden në rrethin e: Manastirit, Prilepit, Krushevës, Velesit, Strugës, Dibrës, Kërçovës, Tetovës, Gostivarit, Shkupit dhe Kumanovës. Si rezultat i këtij anketimi u hartua fjalor me rreth 700 njësi leksikore, kryesisht sinonime dhe variante dialektore.
Të gjitha këto variante janë përfshirë në 52 harta dialektore, sa numëron Atlasi.

By