𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟏𝟗 𝐍ë𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟎 Stafit akademik të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, i shtohet dhe një doktor shkencash.
Arta Xhelili nga Fakulteti i Shkencave Sociale pranë UNT-së, më datë 17 Nëntor  2020 mbrojti me sukses desirtacionin e doktoraturës online pranë Fakultetit juridik ‘Justijani i I-rë’ të Universitetit ‘Shën Qirili e Metodi’ në Shkup.

arta2
Profesortesha Arta Xhelili me sukses maksimal mbrojti temën ‘Praktikat e ndjeshme të komunikimit gjinor të ndërmarrjeve në Republikën e Maqedonisë: Aspektet ekonomike, komunikuese dhe sociologjike’, me çka morri titullin-Doktor i Shkencave Shoqerore ne fushen e Komunikimit.
Mbrojtja e dokotoraturës, për shkak të kushteve të jashtëzakonshme që ka imponuar pandemia e virusit Covid19, u zhvillua online ne platformen Microsoft Teams.

Mentor i profesoreshës Arta Xhelili ishte Prof.dr. Aleksandar Stojkov.
UNT shpreh nderin dhe kënaqësinë që si institucion i arsimit të lartë, kuadri akademik avancohet dhe merr tituj të larta akademike, si rrjedhoj e hulumtimeve dhe përkushtimit shkencor që ndërmarrin pedagogët e UNT-së.

By