Shkup, 09.07.2026 – Sot, në kabinetin e punës, rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mirëpriti në një takim pune Prof. Inor. Dr. Ali Erduman, drejtor i Shkollës së Lartë Profesionale pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Sakaryas (SUBÜ) në Turqi.
Në këtë takim, rektori Fetaji ishte i shoqëruar nga prorektori Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela, dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike, Prof. Dr. Neritan Turkeshi, si dhe Prof. Inor. Dr. Musa Fejzullov.
Gjatë diskutimit, drejtuesit e të dyja institucioneve u fokusuan në rëndësinë e bashkëpunimit ndëruniversitar, zgjerimin e rrjeteve akademike, si dhe shkëmbimin e përvojave më të mira në sferën e inxhinierisë dhe transformimit digjital.
Vizita e Prof. Inor. Dr. Ali Erduman në UNT realizohet në kuadër të programit për mobilitet të stafit akademik Erasmus+, ku gjatë qëndrimit të tij katërditor (07–10 korrik 2026), ai po realizon një cikël takimesh akademike dhe po ndan përvojat më të mira institucionale me stafin dhe studentët tanë.
