Në situtatë të krizës globale nga COVID-19, kur e gjithë bota është para një sfide të madhe të ndryshimeve radikale në jetën e njerëzve, organizimi i një konference ndërkombëtare me temë “Migrimi, Lëvizshmëria dhe Covid-19: Implikimet e Tanishme dhe të Ardhëshme” (Conference: Migration, Mobility and Covid-19: Current and Future Implications) u vlerësua si hap më se i qëlluar.
Konferenca ishte ndarë në katër sesione punuese ku u prezantuan 13 (trembëdhjetë) punime shkencore nga prezantues vendorë dhe ndërkombëtarë duke filluar edhe atë nga Kolumbia, Italia, Austria, Meksika po ashtu edhe nga vendet fqinje Greqia dhe Shqipëria. Interesimi ishte i lartë edhe nga platformat sociale duke ua mundësuar ndjekjen e tërë konferencës on-line.
Organizatorët e kësaj konference Rektori i UNT-së, Prof. dr. Aziz Pollozhani si dhe Prof. dr. Rizvan Sulejmani vlerësuan si shumë të susksesshëm konferencën duke vlerësuar se këto tematika janë sa bashkëkohore aq edhe sfiduese.
Për të gjithë ndjekësit dhe të interesuarit, konkluzat e konferencës do të publikohen dhe të njëjtat do të mundë ti gjeni në web faqen https://www.migration.unt.edu.mk/.
Për më shumë ndiqni videon e konferencës: https://fb.watch/1Ty5j1I-8r/