Shkup, 22.10.2026 – Sot, në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, u realizua ligjërata motivuese dhe informative mbi rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të bashkëpunimit tradicional ndërmjet UNT-së dhe Kryqit të Kuq – Organizata Komunale Çair. Organizimi dhe menaxhimi i të gjithë këtij aktiviteti u realizua nën udhëheqjen e dekanit të Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Aleksandar Petkovski.
Ligjërata debatin nga Kryqi i Kuq pëfaqësoi denjësisht, Sara Tairi, koordinatore e të rinjve pranë Kryqit të Kuq – OK Çair, e cila para studentëve dhe stafit akademik shpalosi informacione të vlefshme mbi dobitë shëndetësore të dhurimit të gjakut, aspektin humanitar, si dhe mundësitë konkrete për përfshirjen e të rinjve në aksionet dhe rrjetet humanitare.
Gjatë këtij takimi u bë thirrje e hapur për të gjithë studentët dhe punonjësit e universitetit që të shprehin solidaritetin dhe përgjegjësinë e tyre qytetare duke u bërë pjesë e aksionit të ardhshëm humanitar.
Aksioni i dhurimit të gjakut do të realizohet më 28 tetor 2026, nga ora 10:00 deri në 14:00, në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
