Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Bibliotekën nacionale universitare ‘Shën Klimenti i Ohrit’ në Shkup.
Me këtë memorandum dy institucionet, në ineteres të përbashkët do të bashkëpunojnë në sferën e arsimit, sigurimin e analizave të nevojshme shkencore, programeve për edukim dhe përsosmëri të kuadrove.
Pjesë e bashkëpunimit do të jetë edhe digjitalizimi dhe shkëmbimi i materialeve bibliotekare në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhë të tjera, të nevojshme sidomos për mësim nga largësia, online, në gjëndje të pandemisë.
Nënshkrues të memorandumit janë rektori i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, Prof. dr. Aziz Pollozhani dhe drejtori i Bibliotekës nacionale universitare ‘Shën Klimenti i Ohrit’ në Shkup, Frymëzim Dauti.