𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟕 𝐦𝐚𝐫𝐬 𝟐𝟎𝟐𝟏 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, të gjithë pedagogëve, stafit administrativ dhe punonjësve të arsimit, ua uron 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.
7 Marsi është ditë e shënuar në historinë e arsimit në gjuhën shqipe, ditë kjo që ka hyrë në kujtesën historike të mësimdhënësve shqiptarë, si njëri nga fundamentet e zhvillimit tonë.
Emancipimi i popullit shqiptar, vazhdon ashtu siç ishte projektuar nga rilindasit tanë, përmes pendës, në drejtim të zhvillimit konstant të vlerave edukative-arsimore.
Fryma liridashëse dhe demokratike e kësaj date e bën më madhështore, më aktuale dhe më bashkëkohore Ditën e Mësuesit.
Urojmë që kjo datë të mbetet burim për frymëzimin edukativo- arsimor të të rinjëve, gjeneratë pas gjenerate.
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup të gjithë mësimdhënësve u uron shëndet dhe suksese edhe më të mëdha në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja!