𝐔𝐍𝐓 𝐔 𝐏𝐑𝐎𝐌𝐎𝐕𝐔𝐀 𝐍Ë 𝐓𝐄𝐓𝐎𝐕Ë

U realizua edhe një prezantim i suksesshëm i Fakultetit të Shkencave Teknike pranë Univerzitetit “Nënë Tereza” në Shkup, kësaj radhe para maturantëve të shkollave të mesme të Tetovës.

Gjatë këtij prezentimi pedagogët, Doc. Dr. Zana Beqiri Luma, Doc. Dr. Urime Demiri Shaipi, Assoc. Prof. Mile Srbinovski, Mr. Afet Musliji dhe Mr. Musah Fejzullov, i njohtuan maturantët me programet studimore që ofron UNT, me përparësitë e të studiuarit në kryeqytet si edhe me mundësinë për të përfituar nga përvoja e gjërë si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare e një kuadri të ri dhe entuziast të këtij universiteti.