Ne vazhdën e aktiviteteve te Projektit VTECH, financuar nga Unioni Evropian, po vazhdojnë trajnimet për studentët. Trajnimi i radhës u mbajte nga data 10 deri 12 maj, ne Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ ne Durrës tëë Shqipërisë.
Këtë trajnim e ndoqën studentë nga 8 universitete, edhe atë nga Shqipëria Kosova dhe Maqedonia e Veriut në të cilen morëm pjese edhe studentet e Universitetit ”Nenë Tereza” në Shkup.
Trajnimi u drejtua nga profesori Rain Eric Haamer, specialist i Virtual Reality (VR) pranë Universitetit ‘Tartu’ të Estonisë. Për më tepër gjatë ditës së parë të trajnimit studentët u njohën me VR/AR në pajisjet mobile, ndërsa në ditën e dytë ligjeratat u zhvilluan në drejtim te ndërtimit te aplikacionit VR me Google VR.