Shkup, 16.12.2021 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup sot nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me organizatën qytetare ‘Legis’ në Shkup.

Dy nënshkruesit, rektori i UNT-së, Prof. Dr. Aziz Pollozhani dhe drejtori i Legis, Jasmin Rexhepi përmes memorandumit u zotuan se do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe do të ofrojnë ndihmë dhe mbështetje reciproke me qëllim shkëmbimin e përvojave, njohurive, arsimimit, mësimdhënies praktike të studentëve dhe trajnimit. Në vençanti interes i përbashkët do të jetë bashkëpunimi dhe bashkëveprimi në trajtimin praktik dhe shkencor të fenomenit të migrimeve.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Legis do të bashkëpunojnë për të promovuar një qasje më adekuate dhe shkencërisht të bazuar në rrjeshën e migrimeve qofshin ato të karakterit historik (emigracioni-diaspora) qoftë ajo si fenomen i ri masiv me të cilin ballafaqohemi vitet e fundit.

By