Shkup, 27.07.2022 – Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me procedurë të shkurtuar me shumicë votash Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup iu shtuan edhe tre Fakultete të reja dhe atë:

1. Fakulteti Juridik

2. Fakulteti Ekonomik

3. Fakulteti i Shkencave Humane

Me hapjen e fakulteteve të reja UNT ka për qëllim që akademikëve të rinj të ju mundësojë qasje më të gjerë në më tepër sfera, fusha dhe degë shkencore dhe hulumtuese që të studiojnë mes të cilave gjeneratat më të reja do të fitojnë dituri shkencore e profesionale, diversitet kulturor dhe gjuhësor.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup me gjithë fakultetet e reja studimore në përbërje të saj do të ketë 8 (tetë) Fakultete studimi dhe ato:

– Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës;

– Fakulteti i Shkencave Informatike;

– Fakulteti i Shkencave Teknike;

– Fakulteti i Shkencave Teknologjike;

– Fakulteti i Shkencave Sociale;

– Fakulteti Juridik;

– Fakulteti Ekonomik;

– Fakulteti i Shkencave Humane.

UNT falënderon deputetet për votimin dhe të gjithë kontribuesit për ngritjen dhe zhvillimin e këtij tempulli shkencor duke siguruar ata që ky Universitet në kryeqytetin e vendit tani më po mer dhe pamjen më madhështore për të gjithë studiuesit e së ardhmes.

By