𝐑𝐄𝐊𝐓𝐎𝐑𝐈 𝐙𝐄𝐐𝐈𝐑𝐈 𝐏𝐄𝐑𝐒𝐎𝐍𝐀𝐋𝐈𝐒𝐇𝐓 𝐏𝐑𝐀𝐍𝐎𝐈 𝐀𝐏𝐋𝐈𝐊𝐈𝐌𝐄𝐓 𝐄 𝐏𝐀𝐑𝐀 𝐓𝐄 𝐒𝐓𝐔𝐃𝐄𝐍𝐓𝐄𝐕𝐄
𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟐𝟔.𝟎𝟖.𝟐𝟎𝟐𝟐 Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup nga sot filloi me aplikimet për regjistrimin e studentëve potencial në 5 fakultetet e tij, me gjithsej 24 programe studimore.Për të lehtësuar procedurën e aplikimit, për shkak të numrit të madh të të interesuarve i gjithë kapaciteti akademik dhe administrativ i UNT-së është vënë në dispozicion të studentëve potencial, ndërsa aplikuesit e parë i shërbeu personalisht rektori i UNT-së, Prof.dr. Izet Zeqiri.
Duke iu përgjigjur interesimit të mediave rektori Zeqiri tha se të gjitha pragramet studimore të UNT-së, pa përjashtim janë deficitare, dhe këtë e dëshmon angazhimi i menjëhershëm në punë i të gjithë atyre studentëve që kanë diplomuar në UNT.‘
Procedura është shumë e lehtë, ndërsa në dispozicion të studentëve është vendosur i gjithë stafi akademik dhe administrativ i universitetit.
Afati i parë i regjistrimit fillon sot, dhe mbaron më 31 gusht ditën e mërkurë’, tha rektori Zeqiri.Këtë vit Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup ofron 1225 vende të lira për kandidatët e interesuar, të cilët duan ta ndërtojnë karierrën e tyre akademike në UNT.
Shpallja e rezultateve preliminare do të bëhet me 1 Shtator 2022, ndërsa shpallja e vendimit përfundimtar për pranim të kandidatëve bëhet më 5 shtator.
Regjistrimi i studentëve bëhet nga 5 deri 9 shtator, ku studentët duhet të regjistrojnë semestrin e parë, me të cilën marrin statusin studentë.
Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
Fakulteti i Shkencave Teknike
Fakulteti i Shkencave Informatike
Fakulteti i Shkencave Sociale 👩📚
Fakulteti i Shkencave Teknologjike