“Shkup, Gusht 2022 – Qendra për Karrierë dhe Ndërmarrësi pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe organizata gjermane World University Service (WUS) realizuan “Trajnim mbi aftësitë për punësim” dedikuar studentëve të të gjitha drejtimeve studimore në UNT.
Trajnimi ishte i përbërë nga katër kapituj të cilat përmbanin informata rreth përpilimit të CV-së, letrës motivuese, realizimit të suksesshëm të punës praktike dhe përgatitjes dhe simulimit të intervistës.
Ky trajnim përveç që kishte karakter teorik ishte edhe interaktiv, dhe studentët gjatë ushtrimeve të cilat u zhvilluan nga profesoresha Diturije Ismaili dhe udhëheqësi i Qendrës për Karrierë në UNT, m-r Ilir Idrizi, u informuan rreth pyetjeve se si të përgatiten më mirë gjatë intervistave për punë.Me trajnimet e tilla UNT do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që studentët të profesionalizohen në sferën e aftësive për punësim.