NJË DELEGACION I UNT-SË MORRI PJESË NË ‘DITËT E ALBANOLOGJISË’ NË TIRANË

Tiranë 14-15.11.2022 Një delegacion i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, i përbërë nga prorektori për Arsimin dhe çështje studentore Prof. dr. Fati Iseni, prorektori për Shkencë Prof. dr. Bekim Fetaji, prorektori për Financa dhe Investime Dr. Bunjamini Bela, prodekani i Fakultetit të Shkencave të Informatikës Prof. ass. Stojan Kitanov dhe përfaqësuesi i Agjencisë Erasmus Armend Luta ishin pjesë e Konferencës shkencore të tirulluar ‘Ditët e Albanologjisë’ që u organizua dy ditët e kaluara nga Akademia e Studimeve Albanologjike me seli në Tiranë.

Delegacionin e UNT-së e pritën në një takim zyrtar rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Prof. dr. Luan Përzhita dhe drejtori i Institutit të Historisë, Prof. dr. Afrim Krasniqi.

Temë e diskutimit ishte bashkëpunimi midis dy institucioneve në fushën e botimeve dhe shpërndarjes të librit shkencor dhe atij albanologjik në mënyrë të veçantë, po edhe shkëmbimi i stafeve akademike dhe studentëve.