Shkup, Dhjetor 2022 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore para studentëve të Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup prezantoi misionin, vizionin e shërbimeve dhe projekteve që realizonë OEMVP me theks të veçant të projektit të tyre më të madh ‘Top 100’.
Prezantimi u relizua nga drejtori ekzekutiv i OEMVP-së z.Drilon Iseni i cili njoftoi studentët me kompanitë anëtare të odës si dhe me projektin Top 100 të cilin OEMVP e organizon për herë të 12. Dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike Prof.dr. Neritan Turkeshi si dhe përgjegjësi i zyrës të karrierës Mr. Ilir Idrizi inkurajuan studentët për të ndjekur kurset e tyre të praktikës edhe në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore si lider në RMV.
Studentët shfaqën interes për mundësitë që ofron OEMVP-së dhe për projektin në fjalë duke u kyçur me pyetje konkrete dhe interaktivie.
Univerziteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore janë partnerë strategjik dhe në projekte të tilla të ndërsjella do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në të ardhmen.