Më datë 09.11.2022 në ambientet e Fakultetit të Shkencave Teknologjike të programit studimor Teknologjia Ushqimore pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup u ealizua me sukses mbrojtja e parë e magjistraturës të kandides Jelena Momçilloviq me titull “SENSOR NGJITËS I JASHTËM PËR MONITORIM NË KOHË REALE TË PARAMETRAVE CILËSORE DHE TRANSPORTUESHMËRISË TË MISHIT TË FRESKËT”.

Komisioni në përbërje nga Doc.dr. Ollga Popovska kryetare e komisionit, Prof.Inord.dr. Sani Demiri anëtar, Doc.dr. Vlladimir Kitanovski mentor, punimin e vlerësuan si nje metodë inovantive për krijimin e sensorit ngjitës qe do të reagojë në menyrë precize për konfirmimin e freskisë të produktit të mishit të pulës pa asht (kockë). Humbja e freskisë dhe cilësisë së produktit të mishit gjatë periudhës së rruajtjes  tregojnë rritje të mudësisë së okisidimit të lipideve. Më anë të sensorit ngjitës (pH lentëve) e arrijmë të dallojmë prishjën e produktit nëpërmjet të  ndryshimit të ngjyrave. Rezultatet e fituara ishin në pëputhshmëri me metodat analitike.

UNT kandidates tani më Mr. Jelena Momçilloviq i uron suksese në karrierën e saj në fushën ku vepron dhe shëndet mbi veprimtarinë e saj jetësore.

By