Shkup, Dhjetor 2022 – Në kuadër të ushtrimeve në lëndët Kontrolli i cilësisë së produkteve ushqimore dhe Proceset e ruajtjes së ushqimit, studentët e vitit të IV të programit studimor të Teknologjisë Ushqimore nga Fakulteti i Shkencave Teknologjike pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, së bashku me profesorin e lëndëve praktike Mr.Bedri Gjureci, vizituan dy ndërmarrje ushqimore private “DAUTI KOMERC” Shkup dhe Industria e Mishit “TIAMO” në Shkup.
Studentët vizituan dy ndërmarrje ushqimore, atë të kompanisë “Dauti Komerc” ku u njoftuan për kontrollin e cilësisë së produktëve ushqimore për punën që bëhet dhe praktikohet në të gjitha produktet ushqimore, teknologjin e ruajtjes së pemëve dhe perimeve, teknologjin dhe përpunimi i mjaltit sipas (ngjyrës, shijes, pastërtisë, aromës si edhe analizat laboratorike). Në ndërmarrjen “Tiamo”, studentët u njoftuan për teknologjin e përpunimit të mishit dhe produkteve të mishit. Puna praktike është një lloj programi i cili ofron përvoja për fillestarët në një pozitë apo profesion të caktuar.
Puna praktike tek studentët, jo vetëm që ndihmon në aftësimin profesional por njëkohësisht shërben edhe si mundësi për ta që paraprakisht të njoftohen me ambientin dhe mundësitë që ofron puna. Kryerja e një praktike para kyçjes së rregullt në punë ka shumë përfitime, meqënëse dijet teorike tashmë vendosën në praktikë. Kjo çon në rritjen personale dhe profesionale të një personi, konkretisht të studentëve.