Shkup, Dhjetor 2022 – Studentët nga Fakulteti i Shkencave Sociale pranë Universitetit “Nënë Tereza” realizuan vizitë studimore në Shtëpinë Evropiane në Shkup (Europe House Skopje).
Studentët nën mentorim të profesorit Deniz Memedi patën mundësinë të njihen me shërbimet që ofron Misioni i BE-së, si dhe ndjekën ekspozitën multimediale “Dhoma e qelqtë – Dezinformata dhe manipulimet në internet” e ekspozuar në hapësirat e “Shtëpisë Evropiane”.
Ekspozita është projektuar dhe përgatitur nga Organizata joqeveritare ndërkombëtare me seli në Berlin Tactical Tech, ndërsa në Maqedoninë e Veriut kjo ngjarje organizohet nga delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Instituti i Maqedonisë për Media. Ekspozita paraqet një instalacion edukativ i përbërë nga një seri posterash, aplikacionesh interaktive dhe animacionesh që u mundësojnë vizitorëve të mësojnë më shumë rreth informacioneve të gabuara dhe rolit të përdoruesve të internetit në përhapjen e tij, si dhe modeleve të biznesit, taktikave të dizajnimit dhe shprehitë e përdoruesve që mundësojnë mjedis të favorshëm për transmetimin e tyre.
Studentët e UNT-së patën mundësi të bashkëbisedojnë me nikoqirin e ekspozesë z.Alexander Mallamed njëherit zyrtar përgjegjës për çështjet politike dhe për komunikim në kuadër të delegacionit te BE-së në Shkup si dhe Dr.Deniz Memedi ligjerues në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup dhe staf në Institutin e Maqedonisë për media.