𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟎𝟗.𝟎𝟑.𝟐𝟎𝟐𝟑 Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup (IBU) sot nënshkruan memorandum mirëkuptimi, që do të shërben si bazë për bashkëpunimin mes tyre në fushat me interes të përbashkët. UNT dhe IBU përmes këtij memorandumi do të zhvillojnë bashkëpunim akademik dhe arsimor, do të krijojnë një program bashkëpunimi në fusha të ndryshme midis dy universiteteve.

Në bazë të memorandumit, dy institucionet e arsimit të lartë do të bashkëpunojnë në fushat me interes të përbashkët, si dhe në tema të orientuara drejt arsimit dhe kërkimit shkencor, dy institucionet e arsimit të lartë do të përkrahin kontaktin dhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë ndërmjet anëtarëve akademikë, departamenteve të fakultetit, institucioneve kërkimore dhe studentëve.

UNT dhe IBU don të zhvillojnë bashkëpunimin në fushat ve shkëmbimit të stafit akademik, shkëmbimit të studentëve, aktiviteteve të përbashkëta arsimore dhe kërkimore përmes projekteve ndërkombëtare, simpoziumeve, konferencave dhe aktiviteteve të tjera shkencore.

Dy institucionet e arsimit të lartë në vend do të krijojnë programe të përbashkëta të gradave akademike në nivel bachelor, master dhe doktoraturë, do të shkëmbejnë materiale të publikuara akademike dhe qasje në bibliotekën dixhitale, bashkërisht do të organizojnë programe arsimore afatshkurtra, shkolla verore dhe dimërore, programe speciale të certifikimit, si dhe pjesëmarrje në organizimet sportive dhe kulturore.

Memorandumi i mirëkuptimit nga ana e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, u nënshkrua nga rektori Prof.dr. Izet Zeqiri, ndërsa për Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup nënshkroi rektori i IBU Prof.dr. Mehmet Dursun Erdem. Në takim morrën pjesë edhe prorektorët Prof.Inor.dr.Fati Iseni, Prof.Dr. Rizvan Sulejmani, Doc.dr. Bujamin Bela dhe profesoresha Doc.dr. Nita Luma. Nga ana e delegacionit të IBU-s, ishin Assoc.Prof.dr. Mevludin Ibish dhe Assoc.Prof.dr. Serdar Serdaroglu.

By