Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof.dr. Izet Zeqiri sot, 09.05.2023, bëri emërimin e tre udhëheqësve të detyrës në tre fakultetet e reja.
Prof.dr. Mustafa Ibrahimi u zgjodh u.d. dekan i Fakultetit të Shkencave Humanistike. Prof.Inor.dr. Bukurie Imeri Jusufi, u.d. dekane e Fakultetit Ekonomik dhe Doc.dr. Kaltrina Zekolli Shaqiri u.d. dekane e Fakultetit Juridik.
UNT me leje për punë të tre fakulteteve të reja gjithësej tani ka tetë fakultete, dhe atë: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Teknike, Fakultetin e Shkencave Teknologjike, Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Fakultetin e Shkencave Sociale, si dhe fakultetet e reja të Ekonomisë, Juridikut dhe Shkencave Humane, me gjithsej 39 programe studimore.
🔗