Preshevë – Bujanoc, Maj 2023 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup vijon me promovimin e ofertës akademike, këtë rradhë ishim pjesë e jashtë kufijve vendas edhe atë në dy shkollat e mesme të Preshevës dhe Bujanocit.

Ekipi i profesorëve udhëhequr nga prorektorët Prof. Inor. dr. Fati Iseni dhe Doc.dr. Bujamin Bela në përbërje të Neritan Turkeshi, Rilind Ademi dhe Arbnor Rushiti informuan maturantët e këtyre vatrave arsimore me sistemin e funksionimit të UNT-së, kushtet për mësim si dhe programeve studimore në tetë fakultetet aktuale që ofron universiteti ynë.

Këto takime promovuese me studentët potencial të UNT-së u mirëpritën nga drejtorët e këtyre shkollave edhe atë në shkollën e mesme teknike “Presheva” në Preshevë, nga drejtori z. Talat Arifi si dhe në shkollën e mesme profesionale “Sezai Surroi” në Bujanoc, të mirëpritur nga drejtori z. Admir Nazifi.

Profesorët informuan maturantët për përparësitë e të studiuarit në universitetin e parë publik në gjuhën shqipe nё kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç janë vendndodhja, staf profesionistësh, mundësia e zhvillimit përmes granteve dhe bursave, qasja në laboratore, kompani dhe Librarinë Kombëtare Universitare, qasja në shumë muze dhe qendra të performimit të artit dhe jo vetëm.

UNT falënderon udhëheqësitë e shkollave të mesme të Preshevës dhe Bujanocit, për mikpritjen dhe angazhimin dinjitoz që iu ofrua Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe se tempulli ynë i shkencës dhe diturisë do qëndron gjithmonë në gatishmëri për studentët e së ardhmes edhe nga Presheva dhe Bujanoci.

By