Rijekë, Kroaci, maj 2023 – Pjesëtaret e stafit administrativ të UNT-së, Donka Kaziovska dhe Brikena Kica, mbarua me sukses trajnimi profesional dhe vizitën studimore që patën në Universitetin e Rijekës në Kroaci, me të cilin UNT ka marrëveshje bashkëpunimi.
Ata u mirëpritën nga udhëheqësja e Zyrës për çështje studentore në Fakultetin Filozofik znj. Nara Jurčić e cila prezantoi hapësirat mësimore, departamentin e gjuhëve të huaja, mënyrën se si zhvillohet procesi mësimor dhe se si i menaxhojnë punët administrative në Universitet.
Gjithashtu ata u njoftuan edhe me Znj. Jelena Lanc si përgjegjëse e Bibliotekës së Fakultetit Filozofik e cila jua tregoi hapësirat e bibliotekës dhe leximoret ku trajtohen hulumtimet shkencore të studentëve.Çdo vit akademik Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup ofron trajnime të stafit administrativ në një nga universitetet me te cilat ka lidhur bashkëpunim si pjesë e programit ERASMUS +.