Kërçovë, Maj 2023 Profesorët Teuta Jusufi-Zenku, Rilind Mahmudi dhe Veton Rushiti të enjten realizuan promovimin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, para maturantëve në Kërçovë. Maturantët e Shkollës së Mesme “Drita” patën rastin të njoftohen për së afërmi me gamën e gjerë të tetë fakulteteve dhe 39 programeve studimore që ofron UNT, për maturantët nga i gjithë vendi, tani më në hapësirat e reja studiuese.
Gjatë bashkëbisedimit, profesorët sygjeruan maturantët kërçovarë që të shfrytëzojnë mundësinë për aplikim për regjistrim në UNT, gjatë afatit të parë regjistrues ku mund të pranohen me kuotë shtetërore, që përgjysmon koston e studimit në 100 euro për semestër, ndërsa informuan ata për kushtet e studimit, pajisjet e çdo drejtimi me lobaratorë të veçantë në çdo drejtim si dhe u konkludua mbi përfitimet që mund të kenë studentët potencial të UNT-së pas mbarimit të studimeve të tyre akademike, duke pas parasysh faktin se programet studimore të UNT-së janë të gjitha deficitare.
UNT falënderon stafin e shkollës së mesme në krye me përgjegjësit e paraleleve për organizimin dinjitoz që iu ofrua Universitetit tonë.