Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në bashkëpunim me Qendrën Shkollore Automobilistike “Boro Petrushevski” në Shkup dhe Fakultetin e Shkencave Teknike zhvilloi Tryezë të rrumbullakët me temë: ‘Si të bëhemi kreativ dhe inovativ?’ ku morrën pjesë maturantë të shumtë nga kjo shkollë.

Rektori i UNT-së Prof.dr. Izet Zeqiri maturantëve, drejtorit dhe zv.drejtorit të QSHA “Boro Petrushevski në Shkup,  Aleksandar Strezov dhe Zekirija Zekiri u uroi mirëseardhje në UNT dhe porositi ata se dyert e universitetit tonë dhe të Fakultetit të Shkencave Teknike do të jenë të hapura gjithmonë.

Zeqiri tha se duhet pasur shumë kujdes se si përgatiten nxënësit në shkollat e mesme për studimet universitare, dhe si studentët përgatiten për në tregun e punës, sepse mes aftësive të ofruara nga arsimi me ato të kërkuara nga ekonomia, ka dallime dhe kërkohet përmirësim i arsimit profesional dhe trajtimin në mënyrë efektive dhe efikase, sepse rrit kapacitetet e të rinjve për tregun e punës.

Zëvendësdrejtori i Qendrës Shkollore Automobilistike “Boro Petrushevski” në Shkup, Zekirija Zekiri tha se kreativiteti vjen në formën e ideve, koncepteve, projekteve dhe produkteve të reja që shkojnë përtej kufijve të zakonshme.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike, Prof.Inor.dr. Neritan Turkeshi tha se globalizmi po e ndryshon botën shumë shpejt dhe universitetet duhet të jenë në krah të nismave që intelegjenca të depërton në çdo prodhim të ri në çdo zhvillim të kapaciteteve njerëzore. Pas paraqitjeve u hap debat intenziv ku u përfshi akademia, maturantët dhe studentët.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shumicën absolute të programeve studimore i ka defiçitare dhe të diplomuarit punësohen në kohë rekord, ndërsa tryeza të tilla do të zhvillon çdo javë me qëllim të ndërlidhjes së maturantëve dhe studentëve punëdhënës potencial.

By