Shkup, 05.04.2024 Fakulteti i Shkecave Humane pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup nënshkroi sot Memorandum bashkëpunimi me Shkollën për gjuhë të huaja në Shkup ‘Filos’ me ç’ rast u vendosën themelet e nisjes së bashkëpunimit të ndërsjellë.
Me memorandumin të cilin e nënshkruajti dekani i FSHH, Prof.dr. Mustafa Ibrahimi dhe drejtoresha Shkollës për gjuhë të huaja në Shkup ‘Filos’, D-r. Ivana Popoviç Taneska, dy palët janë dakorduar të mbështesin aktivitetet dhe programet e ndryshme, dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të palëve nënshkruese, të realizojnë bashkëpunim të ndërsjellë me qëllim të sigurimit të analizave të nevojshme shkencore, planeve për avancim profesional në kuadër të lëmisë, si dhe programeve për edukimin dhe përsosmërinë e kuadrove.
UNT dhe Filos do të bëjnë shkëmbimin e përvojave dhe njohurive shkencore dhe profesionale, bashkëpunimin në fushën e realizimit të programeve edukativo-arsimore dhe realizimit të punës praktike për ciklet studimore deridiplomike, postdiplomike dhe doktoraturës, angazhimi i ndërsjellë i kuadrove arsimore dhe studentëve, punim të projekteve aplikative nga aspekti i përcaktimit të detyrave të projektit, përgatitja e projekteve me kërkesë të njërit prej nënshkruesve, si dhe rishikimi i projekteve të punuara nga palët e treta.
Dy nënshkruesit u obliguan që përveç aktiviteteve konsultative, bashkëpunimit të ndërsjellë dhe mbështetje në organizimin dhe realizimin e konferencave profesionale dhe shkencore, seminareve, tryezave të rrumbullakta, punëtorive, të bëhet edhe realizimi i përbashkët i aktiviteteve arsimore-edukative, eventeve të përbashkëta dhe aktivitete të ngjashme.