Në kuadër të fushatës intenzive promovuese në shkollat e mesme në gjithë vendin

Shkup Prill 2024 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në kuadër të fushatës promovuese në shkollat e mesme qëndroi para maturantëve të gjimnazit ‘Zef Lush Marku’ në Shkup, me të cilët u bashkëbisedua rreth planeve të tyre për nisjen e studimeve universitare.

Grupi i pedagogëve të UNT-së informoi maturantët se hapja e universitetit publik në gjuhën shqipe në Shkup është një lehtësi e madhe për ta që duhet ta shfrytëzojnë, duke zgjedhur një nga 40 programet studimore në tetë fakultetet e tij.

Maturantët u informuan se UNT ka gjithësej 8 fakultete, nga të cilët tre të formuara vitin e kaluar ai i ekonomisë, juridikut dhe shkencave humane, që së bashku me pesë fakultetet aktuale atë të ndërtimtarisë dhe arkitekturës, informatikës, shkencave sociale, shkencave teknike dhe shkencat teknologjike.

Ekipi promovues i përbërë nga pedagogët Bekim Fetaji, Fati Iseni, Bujamin Bela, Bukurie Imeri Jusufi, Diturije Ismaili, Argëtim Saliu, Majlinda Axhiu dhe Arta Xhelili gjatë prezantimit thanë se UNT po zhvillohet çdo ditë e më shumë, si në aspektin e kuadrit ashtu edhe të hapësirave, ndërsa edhe më tej ngelet universitet i vetëm publik në gjuhën shqipe në kryeqytet.

Maturantët e ZLM-së shfaqën interes për degët studimore dhe zhvilluan diskutim me ekipin e profesorëve.

By