𝐆𝐨𝐬𝐭𝐢𝐯𝐚𝐫 𝐏𝐫𝐢𝐥𝐥 𝟐𝟎𝟐𝟒 Karavani promovues i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup takoi maturantët e shkollës teknike në Gostivar ku u realizua prezantim informues rreth kushteve për vazhdimin e karrierës akademike në UNT, ku kanë në dispozicion 40 programe studimore në tetë fakultetet e tij, të gjitha deficitare, me mundësi të shpejtë punësimi pas diplomimit.
Prorektori për Shkencë Prof.dr. Bekim Fetaji njoftoi se UNT përveç programeve studimore u ofron një ambient të gjelbër në qendër të Shkupit, dhe programe studimore në tre gjuhë shqip, maqedonisht dhe anglisht.
Maturantët kishin mundësinë të mësojnë më shumë rreth programeve të studimit të çdo fakulteti, kërkesat e pranimit, përvojat e studentëve aktual dhe më shumë. Maturantët u ndanë të kënaqur me informacionet rreth mundësive dhe programeve të studimit që ofron UNT, që iu ndihmon atyre të bëjnë zgjidhjen e duhur për profesionin dhe të ardhmen e tyre.