Në një leksioni plenar Prof.Inor.Dr. Stojan Kitanov nga Fakulteti i Shkencave Informatike pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup realizoi me sukses ligjëratën me temë: “Përmbledhje e përgjithëshme e tendencave dhe sfidave të kërkimit në rrjetet celulare 6G dhe vazhdimësia e informatikës” në konferencën ndërkombëtare shkencore, mbi telekomunikacionin dhe sigurinë kibernetike e realizuar në Universitetin e Kaukazit në Tbilisi të Republikës së Gjeorgjisë.

Kjo konferencë ndërkombëtare shkencore-praktike mblodhi së bashku pjesëmarrës nga sektori akademik, si dhe studiues shkencorë kryesorë në fushën e telekomunikacionit dhe sigurisë kibernetike nga vende të ndryshme të botës. Në veçanti, përfaqësues të institucioneve kryesore të arsimit të lartë dhe qendrave kërkimore shkencore dhe laboratorëve.

Ky organizim u mbështet nga Shoqata Shkencore e Sigurisë Kibernetike (SCSA) dhe Iniciativa për Zhvillimin e Internetit (IDI), Komisioni Kombëtar i Komunikimeve të Gjeorgjisë (ComCom), si dhe universitetet e mëposhtme nga Gjeorgjia, Universiteti Kavkaz, Universiteti i Evropës Lindore (EEU) dhe Universiteti Lindje-Perëndim (EWUNI). Në këtë konferencë gjithashtu pjesëmarrës ishin edhe lektorët të mirënjohur nga e gjithë bota në fushën e telekomunikacionit dhe sigurisë kibernetike.

By