Rektori i UNT-së, Prof.dr. Izet Zeqiri pjesë e diskutimit të seancës solemne dhe panelit tematik të 19-të vjetorit në Institutin Alb-Shkenca
Shkup, 01.11.2024 – Rektori i Universitetit “Nënë Terezë” në Shkup, Prof.dr. Izet Zeqiri mori pjesë në takimin e 19-të vjetorit ndërkombëtar të institucionit të shquar, Institutit ALB-Shkenca për të i’u dëshiruar të hapur seancën solemne dhe panelet tematike ku studiues nga vendi, Shqipëria, Kosova dhe të vendeve të tjera do të diskutojnë me kumtesat e tyre rreth temës: “RRUGËT PËR INTEGRIMIN E ARSIMIT SHQIPTAR NË HAPËSIRËN EDUKUESE DHE KËRKIMORE EVROPIANE”.
Rektori Zeqiri gjatë hapjes së seancës solemne mes tjerash potencoi se: “Ky takim është më shumë se një forum akademik, është një hapësirë e vlerës për të ndërtuar ura bashkëpunimi ndërmjet ekspertëve, studiuesve dhe profesionistëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë, që vazhdimisht ka shërbyer si platformë për ndarjen e dijes dhe përparimit në fushën e shkencës, andaj, këtë vit përqendrimi do të zë fokusin në identifikimin dhe thellimin e rolit të universiteteve shqiptare, duke kërkuar mënyra të reja për të profilizuar institucionet tona të arsimit të lartë dhe për t’i përgatitur ato për nevojat dhe sfidat e shekullit XXI.” – tha rektori i UNT-së, Prof.dr. Izet Zeqiri
Rektori Zeqiri gjithashtu theksoi se ndërkombëtarizimi i kërkimit, përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimi i fushave strategjike janë hapa të domosdoshëm që kërkojnë përkushtimin dhe vizionin e secilit prej nesh dhe se Uninversiteti “Nënë Tereza” në Shkup me gjithë kapacitetet menaxheriale ato akademike dhe administrative në kuadër të zhvillimit të shkencës dhe avancimit të cilësisë ju qëndron gjithnjë në dispozicion për bashkëpunimet e ndërsjella.
Në fjalët përshëndetëse të këtij diskutimi në seancën solemne ishin Z. Gentian Zyberi, kryetar i përgjithshëm i IASH-së, Z. Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë i RMV-së, Z. Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit, Znj. Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nga Kosova si dhe Z. Ardian Maçi, kryetar i degës së IASH-së në Shqipëri.
Në panelin tematik rektori i UNT-së, Prof.dr. Izet Zeqiri prezanton hulumtimin e tij shkencor me temë: “Sfidat e Arsim të lartë – Analizë krahasimore Maqedoni e Veriut, Kosovë.
Gjatë prezantimeve mes tjerash janë edhe profesorët si Bujamin Bela, Bukurie I. Jusufi, Mustafa Ibrahimi, Izer Maksuti, Arbresh Raveni dhe Blerta Kondri të cilët prezantuan hulumtimet e tyre shkencore para të pranishmëve.
Përskaj organizatorëve si Instituti Alb-Shkenca, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Komuna e Çairit gjithashtu Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup qëndron nikoqir i takimit t 19-të vjetorit ndërkombëtar të institucionit të shquar, Institutit ALB-Shkenca ku do të zhvillohen panelet tematike në hapësirat universitare.