Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup njofton se si partner kyç në projektin tre vjeçar titulluar “Gratë në Stem – Tejkalimi i Stereotipeve” mbaroi me sukses të gjitha përgjegjësitë profesionale dhe akademike e cila ishte e mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Projekti “Gratë në Stem – Tejkalimi i Stereotipeve” kishte për synim të fuqizojë gratë dhe vajzat në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM), duke ndihmuar në ndërgjegjësim, zgjerimin e rrjeteve mbështetëse si dhe në tejkalimin e stereotipeve gjinore që shpesh pengojnë përfshirjen e tyre në këto disiplina.
Produktet përfundimtare përfshijnë:- Programe të dizajnuara për të motivuar gratë për të ndjekur karrierën në arsimin e lartë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë,- Një metodologji për tejkalimin e stereotipeve me bazë gjinore në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës,- Hulumtim që nxjerri në pah praktikat e mira dhe modelet e suksesshme të rolit të grave në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë),- Gjetjet e anketës mbi qëndrimet ndaj grave në STEM nga studentët meshkuj dhe femra.
Të gjitha këto burime janë në dispozicion pa pagesë për institucionet dhe individët e apasionuar pas barazisë gjinore dhe thyerjes së barrierave për gratë në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë (STEM) dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Informatikës (TIK).
Numri i projektit: 2021-1-BG01-KA220-HED-000023004
Për më shumë ndiqni vegëzën e faqes zyrtare:https://psychologybg.com/final-products-project-2021-1-bg01-ka220-hed-000023004-women-stem-overcoming-stereotypes/