Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup vazhdon të kontribuojë në avancimin e arsimit të lartë dhe shkencës përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare. Në periudhën nga data 18 nëntor 2023 deri më 22 nëntor 2024, Prof.Inor.dr. Stojan Kitanov nga Fakulteti i Shkencave Informatike, mbajti një seri ligjëratash inovative në Fakultetin e Teknologjive të Informacionit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, në kuadër të programit të rrjetit të mobilitetit CEEPUS.
Ligjëratat u përqendruan në tema aktuale dhe kritike si: “Karakteristikat e rrjeteve mobile 5G dhe 6G”, “Cloud Computing dhe Mobile Edge Computing”, “Continuum-i kompjuterik dhe roli i tij në teknologjitë moderne”, “Aplikimi i inteligjencës artificiale të shpërndarë në rrjetet 6G”.
Përveç ligjëratave, gjatë vizitës së tij, profesori Kitanov zhvilloi diskutime me përfaqësues të Universitetit “Aleksandër Moisiu” për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet dy institucioneve, përfshirë pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta ndërkombëtare dhe shkëmbimin akademik.
Ky bashkëpunim dëshmon përkushtimin e UNT-së në forcimin e lidhjeve akademike rajonale dhe përgatitjen e kuadrove të rinj për sfidat teknologjike të së ardhmes.