Itali, Nëntor 2024 – Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi, po merr pjesë në manifestimin e përvitshëm “Festa e Flamurit Shqiptar 2024”, që po zhvillohet në Hora e Arbëreshëve të Sicilisë, Itali.

Në kuadër të këtij eventi kulturor dhe kombëtar, dekani Ibrahimi do të promovojë librin, “Në Kalabri me Arbëreshët”, një botim që ndriçon lidhjet historike dhe kulturore ndërmjet shqiptarëve dhe arbëreshëve të Italisë.Gjatë vizitës së tij, profesor Mustafa Ibrahimi zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Horës së Arbëreshëve, z. Rosario Petta.

Kryetari Petta e falënderoi për pjesëmarrjen në manifestim dhe shprehu dëshirën për të zhvilluar bashkëpunime të tjera kulturore midis Horës së Arbëreshëve dhe Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Pjesëmarrja në këtë manifestim thekson angazhimin e UNT-së për të promovuar dhe forcuar lidhjet ndërkombëtare në fushën e kulturës, historisë dhe arsimit, duke mbështetur ruajtjen e identitetit kombëtar dhe traditave arbëreshe.

By