Kroaci, Janar 2025 – Prof. dr. Sunaj Raimi nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, përmes programit universitar për mobilitet akademik Erasmus+, mbajti një ligjëratë në gjuhën kroate mbi ndikimin e qasjes filozofike të muzikës së Greqisë së Lashtë në jetesën tonë sociokulturore bashkëkohore. Ligjërata u zhvillua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Rijekës, në Departamentin e Filozofisë.
Ky prezentim, i cili tërhoqi një audiencë të respektuar, përfshiu pedagogë, asistentë dhe sekretarë nga Universiteti i Rijekës, si dhe figura të shquara si Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kroaci, Prof. dr. Milaim Fetai, afaristi i njohur shqiptar në Kroaci, Tomë Gojani, dhe kryetarja e minoritetit shqiptar në këshillin e Rijekës, Lena Marku.
Në përfundim të aktivitetit, të pranishmit theksuan rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të bashkëpunimeve akademike ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në të dyja vendet.