Kroaci, Janar 2025 – Prof.Inor.dr. Stojan Kitanov realizoi disa ligjërata në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Zagrebit, ku prezantoi mundësitë studimore dhe kërkimore që ofron Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, me fokus të veçantë në Fakultetin e Shkencave të Informatikës.
Në kuadër të vizitës së tij, profesor Kitanov mbajti një prezantim mbi temën “Vazhdimësia kompjuterike në rrjetin mobil 6G,” një temë që tërhoqi interes të madh nga studentët dhe stafin akademik të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Prezantimi u vlerësua lart për përmbajtjen inovative dhe rëndësinë e tij në zhvillimin e teknologjive të reja të komunikimit.
Gjatë vizitës, Prof.Inor. dr. Stojan Kitanov u njoh me aktivitetet shkencore dhe kërkimore të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Zagrebit. Ai pati mundësinë të diskutojë për bashkëpunimin e mundshëm ndërmjet Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universitetit të Zagrebit, duke përfshirë pjesëmarrjen e përbashkët në projekte ndërkombëtare.
Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të partneriteteve akademike dhe kërkimore ndërmjet dy institucioneve, duke kontribuar në zhvillimin dhe avancimin e projekteve shkencore me impakt ndërkombëtar.