Shkup, 03.07.2025 – Sot, në kabinetin e punës, rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mirëpriti në një takim pune Prof. Dr. Marjan Gjurovski, kryetar i Bordit për Akreditimin e Arsimit të Lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë takimit u diskutua për proceset e zhvillimit akademik në UNT, përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë në përmbushjen e standardeve të akreditimit dhe avancimit të kapaciteteve institucionale.
Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe përkushtimit të përbashkët për arsim cilësor dhe të qëndrueshëm.



