Shkup, Korrik 2025 – Studentët e programit “Sport dhe Shkenca Sportive”, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, realizuan me sukses fazën praktike të modulit “Bjeshkataría dhe Llogorimi”, në rajonin malor dhe liqenor të Dibrës.

Gjatë këtij aktiviteti gjashtëditor, studentët u përfshinë në trajnime praktike që përfshinin ecje malore, ngritje kampi, kajak dhe ushtrime mbijetese e orientimi në natyrë, duke zbatuar njohuritë teorike në një mjedis të gjallë dhe sfidues.

Ky modul përforcoi përgatitjen profesionale të studentëve për fushën e edukimit fizik, rekreacionit dhe sportit, duke i pajisur me aftësi praktike dhe përvojë reale në kushte natyrore.

By