Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka kënaqësinë të ju njoftojë për organizimin e Seminarit për Ndërtimin e Kapaciteteve Institucionale, që do të mbahet më 29 dhe 30 shtator 2025.
Paradigma e arsimit të lartë po përjeton një transformim të thellë, të nxitur nga zhvillimet e shpejta në teknologji, inteligjencë artificiale dhe TIK. Modeli tradicional i bazuar në transferimin e njohurive po zëvendësohet me një qasje të re: kultivimin e aftësive praktike dhe të buta, të kërkuara nga tregu i punës. Një pasojë e rëndësishme e këtij ndryshimi është vjetërsimi i metodave klasike të vlerësimit, duke kërkuar kalimin nga provimet tradicionale drejt formave të reja që nxisin aftësi të aplikuara.
Temat kryesore të seminarit përfshijnë:
- Ndikimin e inteligjencës artificiale në arsimin e lartë dhe aplikimet e saj pedagogjike.
- Kalimin drejt metodave të reja të vlerësimit, përfshirë provimet me libra të hapur.
- Reformat kurrikulare për integrimin e aftësive praktike dhe ndërdisiplinore.
- Forcimin e lidhjeve me tregun e punës dhe rrjetin e Alumni-t.
Seminari do të pasurohet me ligjërata nga ekspertë ndërkombëtarë nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, si dhe nga ekspertë vendorë, të cilët do të ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre.

