Shkup, Prill 2026 – Në kuadër të programeve për mobilitet akademik dhe ndërkombëtarizimin e institucionit, një delegacion i lartë i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup realizoi një vizitë akademike në Technical University of Sofia, në Bullgari. Delegacioni përbëhej nga prorektori për Financa, Investime dhe Zhvillim, Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela, dekania e Fakultetit Ekonomik, Prof. Inor. Dr. Bukurie Imeri Jusufi, Prof. Inor. Dr. Teuta Zenku, Prof. Inor. Dr. Zana Beqiri-Luma si dhe Prof. Inor. Dr. Liridon Zenku.

Gjatë këtij mobiliteti, përfaqësuesit e UNT-së patën mundësinë të shkëmbejnë njohuri dhe përvoja me kolegët e tyre bullgarë, duke u fokusuar në qasjet dhe praktikat bashkëkohore në fushat tekniko-ekonomike dhe disiplinat e ndërlidhura shkencore. Ky shkëmbim shërbeu si një platformë për pasurimin e metodologjive mësimore dhe kërkimore të stafit tonë akademik.

Aktivitetet e ngjeshura akademike, punëtoritë dhe diskutimet tematike të zhvilluara në Sofje, kontribuan ndjeshëm në përforcimin e lidhjeve ndërinstitucionale. Ky bashkëpunim hap rrugë të reja për projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore, duke avancuar njëkohësisht kapacitetet profesionale të stafit të UNT-së.

Kjo përvojë dëshmon rëndësinë jetike të bashkëpunimit ndërkufitar dhe mobilitetit akademik në funksion të rritjes së cilësisë së arsimit të lartë dhe zhvillimit të qëndrueshëm profesional të kuadrit tonë akademik. 

By