Në kuadër të vizitës zyrtare në Universitetin Verior (Sveučilište Sjever), delegacioni i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup pati mundësinë të vizitonte Qendrën për Teknologji Ushqimore, si dhe kapacitetet moderne mësimore-kërkimore dhe laboratorike të këtij universiteti.

Gjatë vizitës u zhvilluan takime konstruktive pune dhe diskutime profesionale të fokusuara në vendosjen e bashkëpunimit të ardhshëm dypalësh në fushën e teknologjisë ushqimore. Fokus i veçantë iu kushtua mundësive për mobilitet dhe zhvillim profesional të studentëve të ciklit të dytë (studimet master), si dhe forcimit pёrmes projekteve të përbashkëta ndërmjet stafit akademik të të dy institucioneve.

Në periudhën e ardhshme pritet që këto diskutime fillestare të konkretizohen përmes aktiviteteve të përcaktuara qartë dhe hapave konkretë të bashkëpunimit. Ky partneritet përfaqëson një mundësi të rëndësishme për Universitetin “Nënë Tereza”, duke mundësuar qasje në burime laboratorike evropiane të zhvilluara në nivel të lartë, infrastrukturë moderne kërkimore dhe dritare të reja për bashkëpunim akademik ndërkombëtar.

By