Në kuadër të garës së madhe të “startup-eve” HEI2MARKET, të organizuar gjatë “UNIN Connect Week 2026” në Universitetin Verior (Sveučilište Sjever), përfaqësuesit e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup morën pjesë aktive edhe në vlerësimin e ideve të biznesit të prezantuara nga studentët.
Prof. inor. dr. Vladimir Kitanovski ishte pjesë e jurisë profesionale ndërkombëtare, e cila vlerësoi konceptet inovative të “startup-eve” të prezantuara nga ekipet studentore. Pesëmbëdhjetë ekipe, prezantime të shkëlqyera (pitch presentations), ide kreative dhe një frymë e fortë sipërmarrëse dëshmuan edhe një herë se universitetet janë inkubatorë të vërtetë të inovacionit të së ardhmes.
Një nder i veçantë ishte pjesëmarrja e Rektorit, Prof. Dr. Bekim Fetaji, në ceremoninë solemne të ndarjes së çmimeve për një nga tre ekipet fituese, duke konfirmuar në mënyrë simbolike përkushtimin e Universitetit “Nënë Tereza” për mbështetjen e inovatorëve dhe sipërmarrësve të rinj.
Përgëzime të gjithë pjesëmarrësve dhe organizatorëve për energjinë, vizionin dhe frymëzimin e jashtëzakonshëm!
