Shkup, 14.05.2026 – Studentët e Fakultetit Ekonomik, programi studimor “Doganë, Shpedicion dhe Sigurime”, në kuadër të lëndës “Veprat Penale Doganore” dhe nën mentorimin e Prof. Dr. Naser Etemit, realizuan një vizitë studimore në Drejtorinë e Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kësaj vizite, studentët u pritën në një takim tejet miqësor dhe profesional nga Zëvendësdrejtori i Doganave, z. Mustafa Dauti, si dhe nga Prof. Dr. Urim Iseini bashkë me ekspertë të tjerë të fushës. Përfaqësuesit e Drejtorisë ndanë me studentët informacione të hollësishme mbi organizimin strukturor, funksionimin e këtij institucioni jetik, si dhe strategjitë e frontit të parë në luftën kundër krimit doganor dhe kontrabandës.

Pikat kyçe të vizitës studentët u njohën nga afër me metodat dhe taktikat bashkëkohore që përdoren për zbardhjen e veprave penale dhe kundërvajtjeve doganore. Ekipet mobile doganore demonstruan në terren procedura praktike, duke u mundësuar studentëve të shohin zbatimin e njohurive teorike në situata reale, ndërsa kjo vizitë u karakterizua nga një bashkëbisedim dinamik, ku studentët patën mundësinë të adresojnë pyetje të shumta mbi sfidat e profesionit dhe proceset operative të kontrollit.

Kjo vizitë shërbeu për tu ofruar studentëve përvoja praktike që i përgatisin ata për tregun e punës, duke forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional me organet shtetërore.

By