Shkup, 04.05.2026 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, i shoqëruar nga prorektorët Prof. Dr. Sani Demiri, Prof. Dr. Fati Iseni dhe anëtarët e stafit akademik, ishin pjesë e hapjea solemne të Panairit të Librit Shqip “SHKUPI 2026”. Ky eveniment kulturor i përmasave të mëdha po organizohet për herë të parë në hapësirat e Sheshit “Skënderbeu” në Shkup, nën patronazhin e Komunës së Çairit dhe në bashkëpunim me Institutin e Librit dhe Promocionit (IILP), duke u shndërruar në një qendër të rëndësishme të komunikimit kulturor dhe shkencor.

Në kuadër të këtij panairi, UNT sot ka hapur shtandin e saj të veçantë për të gjithë lexuesit, studentët dhe arsimdashësit. Ky shtand prezantoi një gamë të gjerë të botimeve shkencore, teksteve universitare, revistave periodike dhe punimeve akademike të frytshme, të cilat janë produkt i punës kërkimore-shkencore të profesorëve dhe hulumtuesve të UNT-së ndër vite.

Për iu dalë në ndihmë lexuesve dhe për të stimuluar dashurinë ndaj librit dhe dijes, UNT ndërmorri një iniciativë të veçantë dhe mjaft fisnike, të gjitha librat e ekspozuara në shtand iu dhuruan falas çdo vizitori, duke u siguruar që secili artdashës dhe student të marrë nga një ekzemplar falas si dhuratë simbolike nga universiteti.

Promovimi i suksesshëm i shtandit dhe prezantimi i këtyre botimeve shkencore me vlerë të lartë akademike u realizua nën kujdesin dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Elmjesa Ameti Azizi nga Biblioteka Universitare e UNT-së, si dhe Mr. Besir Ibishi nga departamenti i Protokolit dhe Marrëdhënie me Publikun. Ata u kujdesën që vizitorët të njoftohen hollësisht me veprimtarinë botuese të institucionit tonë.

Shtandit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup gjatë ditës së parë të panairit iu bashkangjitën edhe profesorë të shumtë të fakulteteve të ndryshme të UNT-së. Ata zhvilluan biseda të hapura, shkëmbyen mendime, ide dhe reflektime akademike me lexuesit, studentët dhe qytetarët e interesuar.

By