Shkup, 05.06.2026 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mirëpriti sot në një takim të rëndësishëm pune një delegacion të lartë të përbërë nga figura të shquara të jetës akademike, letrare e kulturore, akademikun e nderuar Ali Aliu, shkrimtarin dhe veprimtarin e njohur Namik Dokle, drejtuesin e shtëpisë botuese “Toena” dhe organizatorin e Panairit të Librit, Fatmir Toçi, si dhe drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Majlinda Toçi.
Në këtë takim, rektori Fetaji ishte i shoqëruar nga prorektori për Arsim, Prof. Dr. Fati Iseni, dhe Mr. Ariton Rama, me të cilët ndau qëndrimin se në qendër të diskutimit duhet të jetë rëndësia e jashtëzakonshme që ka organizimi i panaireve të librit për studentët dhe komunitetin akademik. Bashkëbiseduesit theksuan se këto ngjarje kulturore luajnë një rol kyç në përzgjedhjen e literaturës cilësore dhe në pasurimin e botës intelektuale të të rinjve.
Me këtë rast, mysafirët shprehën një falënderim të veçantë për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup për kontributin e çmuar dhe mbështetjen e dhënë në realizimin e suksesshëm të këtij panairi.
Gjatë takimit u shpalosën ide konkrete dhe u dakorduan hapat e parë për bashkëpunim institucional në disa sfera me interes të ndërsjellë, urë lidhëse mes shkencës dhe librit në të cilën u hodhën idetë e para për një bashkëpunim të ngushtë institucional ndërmjet Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe UNT-së, me fokus të veçantë në realizimin e hulumtimeve të përbashkëta të natyrës shkencore dhe qasjen në fondet akademike.
