Shkup, 18.06.2026 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, i shoqëruar nga prorektorët Prof. Dr. Sani Demiri dhe Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela, ish rektori akademik Prof. Dr. Izet Zeqiri si dhe anëtarë të tjerë të stafit akademik dhe administrativ, mirëpritën dje në një vizitë kryetarin e Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve në Kampusin e ri të UNT-së.

Gjatë kësaj vizite në terren, delegacioni u njoftua detajisht me dinamikën e ndërtimit, ku u konstatua me kënaqësi se punimet po ecin me një ritëm të lartë dhe të kënaqshëm, duke bërë që ky projekt madhor kapital të marrë formë çdo ditë e më shumë.

Kryetari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, u shpreh i kënaqur nga progresi i realizuar në terren, duke e vlerësuar këtë projekt si një investim tejet të rëndësishëm për arsimin e lartë dhe për të ardhmen e gjeneratave të reja në vend dhe rajon.

Nga ana tjetër, rektori Fetaji falënderoi kryetarin Mexhiti për mbështetjen e vazhdueshme institucionale, duke potencuar se ky kampus i ri modern do të ofrojë kushte të standardeve evropiane për studentët dhe do të shndërrohet në një vatër të rëndësishme të dijes, inovacionit dhe zhvillimit akademik.

By