Shkup, 24.08.2026 – Sot, në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, filloi zyrtarisht procesi i regjistrimit të studentëve për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve, për vitin akademik 2026/2027.

🏛️Me këtë rast, rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, i shoqëruar nga prorektorët, Prof. Dr. Fati Iseni dhe Prof. Dr. Sani Demiri, si dhe kryetarja e Komisionit të Regjistrimit në nivel universitar, Prof. Inor. Dr. Arta Xhelili, vizituan hapësirat ku po realizohet aplikimi. Ata i uruan studentëve të rinj mbarësi dhe suksese të shumta në rrugëtimin e tyre të ri akademik.

Për këtë vit akademik, Universiteti “Nënë Tereza” ofron gjithsej 1,957 vende të lira për studentët e ardhshëm të ciklit të parë (Bachelor) dhe të dytë (Master), të shpërndara në 8 njësitë e tij akademike:

🏗️Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës

💻Fakulteti i Shkencave Informatike

⚙️Fakulteti i Shkencave Teknike

🔬Fakulteti i Shkencave Teknologjike

👥Fakulteti i Shkencave Sociale

📚Fakulteti i Shkencave Humane

⚖️Fakulteti Juridik

📈Fakulteti Ekonomik

📝Udhëzim për aplikuesit: I gjithë procesi i aplikimit nis me regjistrimin online në portalin zyrtar: 🔗 portal.unt.edu.mk/apply

📂Pas përfundimit të aplikimit elektronik, kandidatët duhet të dorëzojnë fizikisht dokumentacionin përkatës (vërtetimin e aplikimit online së bashku me dokumentet origjinale) pranë komisioneve të fakulteteve ku kanë aplikuar.

 📌Vegëzat zyrtare të konkursit:

👉Cikli I (Bachelor): https://shorturl.at/x8yDp 🇦🇱🇲🇰

👉Cikli II (Master): https://shorturl.at/ucSpF 🇦🇱🇲🇰

By