Shkup, Tetor 2026 – Kemi kënaqësinë e veçantë të njoftojmë se nga ana e Forumit Rinor Islam (FRI), studentja Fatime Ajdini është përzgjedhur si Studentja më e Mirë e Vitit 2026.

Fatime Ajdini është studente e dalluar e programit studimor të Psikologjisë, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup.

Këtë mirënjohje të lartë ajo e fitoi falë përkushtimit të saj të jashtëzakonshëm, suksesit maksimal akademik me mesatare 10.00, si dhe arritjeve të shumta shkencore e akademike gjatë periudhës së studimeve.

Përgëzojmë përzemërsisht Fatimen për këtë sukses të shkëlqyer dhe i urojmë arritje të mëtejshme në karrierën e saj profesionale e akademike! Sukseset e saj le të shërbejnë si shembull dhe frymëzim për të gjithë të rinjtë.

By