Gjatë muajit Korrik 2016, në Kodër të diellit në Tetovë, u mbajt mbledhja e radhës e komisioneve amë për përgaditjen me punë të Universitetit “Nënë Tereza”- Shkup.
Fillimisht Komisionet raportuan per punën e tyre dhe u diskutuan disa pika të redit të ditës nga ana e Komisioneve Amë me rrjedhën e ngjarjeve për fillimin me punë të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Në këtë mbledhje komisionet amë morrën vendim për aprovimin e kuotave të studentëve të propozuara nga qeveria e Republikës së Maqedonisë, pregaditjen e konkursit në bazë të kritereve ligjore dhe rregullores për përzgjedhjen e kadidatëve si dhe sollën vendim për publikimin e konkursit për zgjedhje të mësimdhënësve dhe asistent-doktorantëve për vitin e parë dhe të dytë të ciklit të parë të sutdimeve. Në fund të mbledhjes, Komisionet Amë të fakulteteve në përbërje të Universitetit “Nënë Tereza”, u pajtuan për implementimin e pikave të rendit të ditës dhe vazhdimin e punëve përgaditore me intenzitet të përshpejtuar për fillimin me punë të Universitetit “Nënë Tereza”në Shkup.