Në bazë të nenit 110, të Ligjit mbi Arsimin Sipëror të R.M (Fleta Zyrtare e R.M nr 35/08 dhe ndryshimet ) Statutit të
Universitetit ,, Nëne Tereza “ – Shkup , Vendimit nga mbledhja e Këshillit të Rektoratit nr.02-189/4 të mbajtur më
27.12.2016 dhe ligjit për themelimin e Universitetit ,, Nëne Tereza “ – Shkup (Fleta Zyrtare e R.M nr.226/15 ) ,
Universiteti ,, Nëne Tereza “ në Shkup shpall:
K O N K U R S
për transferimin të studentëve në semestrin e dytë ciklin e parë të studimeve në fakultetet dhe njësitë
akademike të Universitetit ,, Nëne Tereza “ – Shkup për vitin akademik 2016/17
1. Transferim në semestrin e dytë realizohet në të gjitha fakultetet/drejtimet në Universitetin ,, Nënë
Tereza “në Shkup:
1) Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës ;
• Arkitektura dhe dizajni
• Ndërtimtari – konstruktive
• Gjeodezi dhe Gjeoinformatikë
2) Fakulteti i Shkencave Informatike ;
• Informatika
• Informatika – mësimore
3) Fakulteti i Shkencave Teknike;
• Inxhineri makinerike dhe menaxhment
• Меkatronika
• Inxhinieria e transportit dhe komunikacionit
4) Fakulteti i Shkencave Teknologjike ;
• Tehnologji ushqimore
5) Fakulteti i Shkencave Sociale ;
• Studime evropjane
• Puna sociale dhe politika sociale
2. Kushtet e transferimit të studentëve në Universitetin ,, Nënë Tereza “ në Shkup:
A. Studenti me status të studentit të Universitetit ,, Nënë Tereza “ në Shkup:
1. Të drejtë transferimi brenda njësive akademike të UNT-së kanë të gjithë studentët që kanë index të UNTsë,
sipas kushteve dhe kritereve aktuale të caktuara me Rregullore për studime.;
2. Transferimi i studimeve realizohet vetëm në programet studimore aktive të fakulteteve amë;
3. Pas realizimit të transferimit të ECTS kredive, studenti gjatë regjistrimit në programin e transferuar, është i
obliguar të çregjistroj studimet nga programi i cili transferohet, varësisht natyrës së programit studimor
dhe mënyrës së studimeve;
B. Studentë nga institucionet tjera të arsimit sipëror :
1. Të drejtë transferimi nga institucionet tjera të arsimit sipëror në njësitë akademike të UNT-së kanë të gjithë
studentët që kanë regjistruar dhe të përfunduar së paku një vit akademik nga Universiteti (ose kanë
diplomuar) i cili vjen kandidati dhe kanë të akumuluar ECTS kredi, të cilat do të mund të transferohen në
programin e caktuar studimor, ku aplikon studenti.
2. Gjatë aplikimit, detyrimisht kandidati duhet të paraqes dëshmi për akreditimin e institucionit të arsimit të
lartë, respektivisht fakultetit apo programit nga i cili transferohet;
3. Studenti mund të transferohet në fakultetin dhe programin e njëjtë studimor ose në drejtime të ngjashme
me fakultetet dhe programet studimore të UNT-së. Ngjashmërinë e programeve studimore e përcakton
komisioni për transfer i fakultetit.
3. Afatet e paraqitjes për transferimin dhe regjistrim në UNT :
• Kandidatët që transferohen në UT regjistrohen me vetëfinancim në studime, respektivisht sipas
tarifave aktuale të studimit për programet studimore në vitin akademik 2016/17.
• Paraqitja e kandidatëve (aplikimi) – 16 – 25.01.2017
• Sjellje e vendimeve përfundimtare – 06.02.2017
• Regjistrimi i kandidatëve -08 – 13.02.2017
4. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
– Fletëparaqitja për aplikim
– Certifikata origjinale e notave dhe indexi nga Universiteti amë;
– Dëshmi për akreditimin e njësisë akademike (shtetasit e huaj) Gjatë aplikimit, detyrimisht kandidati duhet
të paraqes dëshmi për akreditimin e institucionit të arsimit të lartë, respektivisht fakultetit apo programit nga i
cili transferohet
– Dëftesat origjinale nga shkollimi i mesëm (ose të verifikuara në noter) dhe Diplomën e shkollës së
mesme të kryer;
– Dëshmi për nostrifikimin e shkollimit të mesëm nga Ministria e arsimit dhe shkencës të RM-së.(shtetasit e
huaj)
– Certifikatën e lindjes dhe dëshmi për nënshtetësi (certifikatë ose aktvendim);
– Vërtetim për pagesën e transferit : 850 den. në xhiro-llogarinë e Universitetit: në emër të taksave
administrative.
Kandidatët të cilët janë të pranuar (pas shpalljes/dhënies së Vendimit përfundimtar), në afatin e
caktuar duhet të realizojnë regjistrimin e studimeve, në të kundërtën vendimi i transferimit do të
shpallet i pavlefshëm.
5. Gjatë regjistrimit kandidatët duhet të dorëzojnë:
1. Fletëparaqitje për regjistrim
2. Fletëçregjistrimin e studimeve nga fakulteti i cili transferohet
3. Fotografi ( dy fotografi 6 x 9 dhe dy fotografi – 4 x 5 c. m.)
4. Vërtetim për pagesën e mjeteve:
– 800денари, на жиро- në xhiro-llogarinë e Universitetit: në emër të dhënies së Indexit..
– 750 денари, në xhiro-llogarinë e Universitetit: në emër të veprimtarive informative, sportive, kulturore
të studentëve të Universitetit.
– 3000 денари, në xhiro-llogarinë e Universitetit: në emër të shpenzimeve për realizimin e transferim
– Pagesën për semestër.
Të gjitha pagesat e lartpërmendura do të kryhen në xhiro-llogarinë e Universitetit, në këtë mënyrë:
– Në emri i marrësit ( назив на примачот ) – Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup,
– Në ,,banka e marrësit” ( банка на примач ) – Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë,
– Në ,,llogaria” (сметка ) – 100000000063095,
– Në ,,llogaria e shfrytëzuesit buxhetor- subjekti shfrytëzues” (сметка на буџетски корисник –
единка корисник)
– 1600162677 788 15;
o në ,,shifra dhe programi i të hyrave” (Приходна шифра ) 723012,
o Në ,,thirrja në numrin” ( програма 45.)
Të gjithë kandidatët dokumentet e tyre për aplikim dhe regjistrim duhet t’i dorëzojnë në hapsirat e UNT-së
12 Udarna Brigada 2a /kati i 7 –të,1000 Shkup , R.Maqedonisë
Konkursi do të shpallet në faqen e internetit:: http://www.unt.edu.mk