Sot, në hapësirat e Universitetit Nënë Tereza në Shkup, përfaqësuesi i sektorit për çështje arsimore në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, i prezantoi bursat që ofrohen nga Qeveria Amerikane për student dhe profesor. Në këtë prezantim, Asistenti për çështje arsimore në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, Gazmend Ilazi i prezantoi bursat që ndahen në kuadër të programeve: Fullbright, Global UGRAD, Hubert H. Humphrey, SUSI etj. Ai gjithashtu u prezantoi studentëve edhe kushtet që duhet plotësuar për të aplikuar në këto programe dhe dokumentacionin e nevojshëm si dhe procedurat e aplikimit. Studentët e pranishëm në prezantim, në fund patën mundësi qe ti drejtohen edhe me pyetje përfaqësuesit të ambasadës.

DSC_0200

DSC_0232

DSC_0212

By